Të dy në kërkim nga policia, pas Noizy-t reagon edhe Dj Crax

Bahtjar Bajraktari, i njohur ndryshe me emrin artistik Dj Crax, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës së bashku me reperin Noizy, për rrahjen e ndodhur disa netë më parë në diskotekën “Sancy” në Pejë. E përveq reperit Noizy cili reagoi sot gjatë ditës duke u deklaruar sërish si i pafajshëm, nëpërmjet një postimi…

Të dy në kërkim nga policia, pas Noizy-t reagon edhe Dj Crax
Bahtjar Bajraktari, i njohur ndryshe me emrin artistik Dj Crax, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës së bashku me reperin Noizy, për rrahjen e ndodhur disa netë më parë në diskotekën “Sancy” në Pejë.

E përveq reperit Noizy cili reagoi sot gjatë ditës duke u deklaruar sërish si i pafajshëm, nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it,ndjesë ka kërkuar edhe Dj Cracx.

Ai fillimisht i kërkon ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij për rastin e fundit.

Tutje, ai shton se nuk është një kriminel për t’u shpallur në kërkim nga policia dhe sipas tij kjo është një padrejtësi që po i bëhet atij dhe mikut të tij, Noizy-t.

 

“Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë gjënë e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do bjerë në vendin e vet. Ne nuk kemi lënë vend për dhunë as sot, as dje dhe as nesër, puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër duke mos ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha duke ju shmangur problemeve gjithë kohës.”-shton ndër të tjera Crax./

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :