SHQIPERIA

Të qara dhe ulërima, shihni dëmtimin horror të Gomes (FOTO)

Dëmtimi i rëndë i Andre Gomesit, pas një ndërhyrjeje të Son Heung-min në sfidën mes Evertonit dhe Tottenhamit e kaloi në plan të dytë rezultatin e kësaj sfide të zhvilluar në “Goodison Park” (1-1). Turku Cenk Tosun (autori i golit të barazimit në kohën shtesë) që kishte vetëm disa minuta në fushë (në vend të Theo Walcott), deklaroi se lojtarët që ishin më pranë portugezit në ato momente të vështira gati nisën të qanin nga ato që i panë sytë.
Tosun vrapoi për ta penguar mesfushorin e Portugalisë që të shikonte këmbën e tij të thyer, por trauma ishte madhe dhe Gomes kishte kaluar në gjendje shoku.
“Të gjithë janë kaq të trishtuar. Disa lojtarë thuajse nisën të qanin. Andre është shoku. Sytë e tij ishin të hapur dhe aq të mëdhenj. Ai qante, bërtiste dhe bërtiste. Unë thjesht u përpoqa ta mbaja dhe të flisja me të. U përpoqa t’i thosha që të qëndronte i qetë. Ne nuk mund ta kuptonim. Ai e kishte pësuar atë dëmtimin.”
Futbollisti i përfaqësueses së Portugalisë u transportua menjëherë për..

Loading...

Futbollisti i përfaqësueses së Portugalisë u transportua menjëherë për në spital me ambulancë, i shoqëruar nga pjesëtarët e stafit mjekësor të Evertonit. Pasi iu nënshtrua testeve spitalore, u konfirmua se ai kishte pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë. Futbollisti nga Koreja e Jugut, Son Heung-min u ndëshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje, pasi kryesori Atkinson mori ndihmën e VAR-it.

Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham, insistoi që Son nuk duhet larguar nga fusha. Klubi londinez do të vendosë brenda 24 orëve të ardhshme nëse do të apelojë, pasi Premier League lëshoi ​​një deklaratë ku theksonte se “kishte rrezikuar kundërshtarin”.

“Son ishte i shkatërruar, lojtarët nga Evertonit erdhën për ta ngushëlluar. Sigurisht, në këtë moment ishte pak konfuz. Askush nuk e di në fushë që një duel mund të ketë pasoja të tilla. Ishte thjesht fati i keq”, deklaroi Pochettino.

Supersport

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Të qara dhe ulërima, shihni dëmtimin horror të Gomes (FOTO) Të qara dhe ulërima, shihni dëmtimin horror të Gomes (FOTO)Rating: 5.0
To Top