Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik

Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik

Sipas raportimeve të fundit, pas aplikimit të tarifave më të favorshme për të rinjtë, numri i abonimeve vjetore të njohura si “U-Abo” është rritur dukshëm në mesin e kësaj grupmoshe.

Autoritetet lokale theksojnë se kjo politikë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ndryshimin e sjelljes së të rinjve, të cilët po largohen gradualisht nga përdorimi i makinave private dhe po orientohen drejt transportit publik, transmeton albinfo.ch.

Përveç përfitimeve ekonomike për përdoruesit, kjo masë konsiderohet edhe si një hap i rëndësishëm drejt uljes së ndotjes dhe përmirësimit të trafikut urban në qytet.

Ekspertët e transportit vlerësojnë se politika të tilla stimuluese mund të shërbejnë si model edhe për qytete të tjera në Zvicër, duke promovuar mobilitet më të qëndrueshëm dhe më të përballueshëm për të rinjtë.

The post Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik appeared first on Albinfo.