KOSOVA

Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

Kosova.Today ·

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore. Sipas Ministrisë, procesi i negocimit të çmimeve të teksteve me shtëpitë botuese...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Sipas Ministrisë, procesi i negocimit të çmimeve të teksteve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve, së bashku me çmimet, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Pas përfundimit të negociatave, Ministria thotë se do të publikojë katalogun përfundimtar dhe do të përcaktojë shumën për blerjen e librave për secilin nxënës.

Ndër të tjera, Ministria u ka bërë thirrje prindërve që të presin njoftimin zyrtar dhe të mos bëjnë blerje paraprake.

Po ashtu, libraritë dhe shitësit janë paralajmëruar të mos fillojnë shitjen e teksteve para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar.

Ministria ka kërkuar që për çdo informacion të mëtejshëm prindërit dhe të interesuarit t’u referohen vetëm njoftimeve zyrtare.

“Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: klankosova.tv
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026