JETA

Telashet me mbeturina, takimin e Ramës e bojkotojnë kryetarët e komunave të VV-së

Kosova.Today ·

Në takimin që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhvillon me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit, u paraqitën vetëm Imri Ahmeti i Lipjanit, si dhe Ramiz Lladrovci i Drenasit, raporton Ekonomia Online. Në takim nuk erdhën kryetari...

Në takimin që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhvillon me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit, u paraqitën vetëm Imri Ahmeti i Lipjanit, si dhe Ramiz Lladrovci i Drenasit, raporton Ekonomia Online.

Në takim nuk erdhën kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ai i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Halil Thaçi i Obiliqit, të dy nga subjekti politik i Vetëvendosjes.

Ndryshe, sipas njoftimit, takimi do mbahej lidhur me situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.

Në fokus të takimit do të jenë sfidat aktuale, koordinimi ndërkomunal dhe mundësitë për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Evropë, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Zvicrën

16.11.2026

SP nominon Kujtim Ahmetin për Parlamentin Federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2027

16.11.2026