SHQIPERIA

Tenderi 1 milionë euro tek Olta Xhaçka, kompanitë bëhen bashkë dhe eleminojnë garën

Koncepti i një gare në një prokurim publik, ka të bëjë me konkurimin e disa kompanive dhe shpalljen fituesin me ofertën më të mirë. Por kjo nuk ndodh tek Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Olta Xhaçka.
Në procedurën e tenderit me vlerë 1 milionë euro, për sigurimin e helikopterëve të flotës së saj, janë ngritur hije të forta skandali. Gazeta SHQIP ka siguruar në mënyrë ekskluzive dokumentet e këtij tenderi, ku të gjitha kompanitë e sigurimeve janë bashkuar për të “fituar” këtë tender të majmë. Nëse në një tender të zakonshëm kompanitë garojnë me njëra tjetrën, në ministrinë e Mbrojtjes ato bëhen bashkë, duke marrë të gjitha paratë e vendosura.
Tenderi i paracaktuar!
Sipas dokumenteve të Gazetës SHQIP, kompania “ANSIG”, “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA”, “SIGMA INTERALBANIAN VIENNA Insurance GROUP” dhe “INSIG” kanë lidhur marrëveshje me njëra tjetrën.
Ato kanë marrë pjesë bashkë në tenderin me objekt “sigurim (kasko/ vandalizëm, TPL, pasagjerë) i mjeteve ajrore”. Tenderi është bërë për..

Loading...

Koncepti i një gare në një prokurim publik, ka të bëjë me konkurimin e disa kompanive dhe shpalljen fituesin me ofertën më të mirë. Por kjo nuk ndodh tek Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Olta Xhaçka.

Në procedurën e tenderit me vlerë 1 milionë euro, për sigurimin e helikopterëve të flotës së saj, janë ngritur hije të forta skandali. Gazeta SHQIP ka siguruar në mënyrë ekskluzive dokumentet e këtij tenderi, ku të gjitha kompanitë e sigurimeve janë bashkuar për të “fituar” këtë tender të majmë. Nëse në një tender të zakonshëm kompanitë garojnë me njëra tjetrën, në ministrinë e Mbrojtjes ato bëhen bashkë, duke marrë të gjitha paratë e vendosura.

Tenderi i paracaktuar!

Sipas dokumenteve të Gazetës SHQIP, kompania “ANSIG”, “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA”, “SIGMA INTERALBANIAN VIENNA Insurance GROUP” dhe “INSIG” kanë lidhur marrëveshje me njëra tjetrën.

Ato kanë marrë pjesë bashkë në tenderin me objekt “sigurim (kasko/ vandalizëm, TPL, pasagjerë) i mjeteve ajrore”. Tenderi është bërë për nevoja të Komandës së Forcës Ajrore dhe ka pasur një fond limit prej 123.631.500 lekë pa TVSH. Pra, mbi 1 milionë euro, po t’i shtohet edhe TVSH-ja.

Sipas këtyre dokumenteve, mbulimi me sigurim i mjeteve ajrore do të jetë për 365 ditë nga hyrja në fuqi e policës së sigurimit. Në dokumentet standarte të tenderit është përcaktuar se kriteret e përzgjedhjes së fituesit do të jetë “çmimi më i ulët”.

Por, çfarë kush përcaktohet si çmimi më i ulët, nëse këto kompani sigurimi bëhen bashkë, për të ndarë këtë “tortë” të majme nga ministria e Mbrojtjes?

Nisur nga dokumentet e këtij tenderi, me të drejtë ngrihen disa dyshime; Përse u lejuan kto kompani të “garojnë” bashkë? A mos do të ishte më mirë për taksapaguesit që të kishte një garë? Dhe, të fitonte ai që ofron më pak!

Katër kompanitë e sigurimit, e kanë fituar këtë tender me 99.9% të vlerës së vendosur nga Ministria e Mbrojtjes.

Eleminimi i garës

Në dokumente përcaktohet se në tenderin në fjalë morën pjesë bashkimi i operatorëve ekonomikë “ANSIG” sh.a., “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, “SIGMA INTERALBANIAN VIENNA Insurance GROUP” dhe “INSIG”. Oferta ekonimike e tyre ishte 123.628.500 lekë pa TVSH, pra mbi 98 % e fondit limit të vendosur nga ministria e Mbrojtjes.

Në garë nuk ka pasur asnjë kompani tjetër, ndërsa anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave vetëm sa kanë “numëruar” kompanitë që u bashkuan. Burime nga ministria e Mbrojtjes thanë për Gazetën SHQIP se ligjërisht nuk mund ta anulonin këtë tender. Por, si Autoritet kontraktues, kjo Ministri mund të vendoste disa kritere, ku të ishte me patjetër një garë mes kompanive të sigurimit.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Tenderi 1 milionë euro tek Olta Xhaçka, kompanitë bëhen bashkë dhe eleminojnë garën Tenderi 1 milionë euro tek Olta Xhaçka, kompanitë bëhen bashkë dhe eleminojnë garënRating: 5.0
To Top