SHQIPERIA

Tensione te Piramida, protestuesit përplasen me policinë, shtohen përforcimet te Kryeministria

Kosova.Today ·

Situata e protestës është tensionuar pranë Piramidës në Tiranë, ku protestuesit janë drejtuar me vrap në drejtim të efektivëve të policisë. Pak minuta më parë, uniformat blu kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërkohë, pas...

Situata e protestës është tensionuar pranë Piramidës në Tiranë, ku protestuesit janë drejtuar me vrap në drejtim të efektivëve të policisë. Pak minuta më parë, uniformat blu kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, pas rezistencës së protestuesve dhe hedhjes së gurëve e sendeve të forta, forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë tërhequr, duke u mbrojtur nga sendet që hidheshin në drejtim të tyre.

Situata po monitorohet edhe nga tarraca e Kryeministrisë, ku janë pozicionuar efektivë policie të pajisur me dylbi, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe një kamerë me rezolucion të lartë, e cila filmon zhvillimet e protestës.

Ndërkohë, në ambientet përreth Kryeministrisë janë shtuar përforcimet policore, me një numër më të madh efektivësh në gatishmëri për menaxhimin e situatës.

The post Tensione te Piramida, protestuesit përplasen me policinë, shtohen përforcimet te Kryeministria appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Komisioni i Venecias në Shqipëri: Ekspertët diskutojnë reformën zgjedhore dhe financimin e partive

26.11.2026

BE synon 338 mln euro për Shqipëri, Mal të Zi dhe RMV | Status kandidat për Kosovë?

25.11.2026

Edi Rama në Bruksel: BE dhe Ballkani Perëndimor për forcimin e integrimit evropian

25.11.2026

Gazetari Dedaj: SHBA-të në Shqipëri për interesat e tyre, jo për demokracinë

26.11.2026