SHQIPERIA

Tensionet në bulevard, gazetari: Policët civilë nisin shoqërimet e protestuesve

Kosova.Today ·

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, raportoi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë. Ai bëri të ditur se forcat operacionale dhe policët civilë kanë nisur shoqërimet e protestuesve. “Janë grumbulluar...

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, raportoi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë.

Ai bëri të ditur se forcat operacionale dhe policët civilë kanë nisur shoqërimet e protestuesve.

“Janë grumbulluar sërish protestuesit në bulevard. U krijua përshtypja se protesta u shpërnda, por protestuesit janë sërish në bulevard. Tentuan të afrohen pranë Kryeministrisë, por iu hodh gaz lotsjellës. Aty kaloi një automjet policie, ndërsa protestuesit e qëlluan me gurë. Kemi parë forcat operacionale, policë civilë, të cilët kanë filluar edhe shoqërimet e para. Pranë Ministrisë së Brendshme u shoqëruan dy persona. Ka pasur shoqërime edhe pranë Shallvareve. Ka thirrje nga protestuesit që të afrohen sërish te Kryeministria. Shumë prej tyre janë me maska, me ujë, me serume, të gjitha pajisjet për të përballuar reagimin e policisë. Nga ana e organeve ligjzbatuese kanë nisur hetimet në lidhje me pretendimet e policisë dhe pretendimet politike për këtë protestë”, tha ai.

The post Tensionet në bulevard, gazetari: Policët civilë nisin shoqërimet e protestuesve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Eskaluar në Kuvend Mitrovicë: Përplasje fizike mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK

25.11.2026

Shegët në Lumas kalbën në pemë: çfarë ka të bëjë me çmimet dhe mungesën e tregut?

24.11.2026

Edi Rama në Bruksel: BE dhe Ballkani Perëndimor për forcimin e integrimit evropian

25.11.2026

Shenjat e infarktit dhe goditjes në tru mund të shfaqen deri në 30 vjet më parë

25.11.2026