Tensionet në Lindjen e Mesme/ OKB bën thirrje për të shmangur përhapjen e konfliktit

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut bëri thirrje sot për “veprim urgjent” për të shmangur përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, mes frikës së një konflikti ushtarak midis Iranit dhe aleatëve të tij nga njëra anë dhe Izraelit nga ana tjetër. “Jam thellësisht i shqetësuar nga rreziku në rritje i një konflikti [...]Read More...

Tensionet në Lindjen e Mesme/ OKB bën thirrje për të shmangur përhapjen e konfliktit

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut bëri thirrje sot për “veprim urgjent” për të shmangur përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, mes frikës së një konflikti ushtarak midis Iranit dhe aleatëve të tij nga njëra anë dhe Izraelit nga ana tjetër.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga rreziku në rritje i një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme dhe u bëj thirrje të gjitha palëve, si dhe shteteve me ndikim, të veprojnë urgjentisht drejt një de-përshkallëzimi,” tha Volker Turk në një deklaratë.

“Gjithçka, dhe dua të them gjithçka, duhet bërë për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situates, me pasoja edhe më të rënda për civilët,” shtoi ai.

Komisioneri i Lartë theksoi se të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha mbrojtja e civilëve duhet të jenë prioriteti kryesor.

“Gjatë dhjetë muajve të fundit, civilët,kryesisht gra dhe fëmijë kanë vuajtur tashmë dhimbje të padurueshme për shkak të bombardimeve”, theksoi ai.

/abcnews.al

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :