SHQIPERIA

Tensionohet protesta e studentëve, shkulen kangjellat para Ministrisë së Arsimit

Kosova.Today ·

Shkulja e kangjellave ka tensionuar protestën e studentëve në Tiranë, në ditën e dytë të demonstratave kundër situatës në arsim. Studentët, të cilët kanë bojkotuar mësimin, janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, ku situata...

Shkulja e kangjellave ka tensionuar protestën e studentëve në Tiranë, në ditën e dytë të demonstratave kundër situatës në arsim.

Studentët, të cilët kanë bojkotuar mësimin, janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar me mbërritjen e protestuesve pranë institucionit.

Gjatë protestës, të rinjtë kanë nisur të shkulnin kangjellat, ndërsa grumbullimi vijon mes tensioneve.

Protestës së studentëve të universiteteve u janë bashkuar edhe gjimnazistë, të cilët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar thirrjes për protestë.

Demonstrata e sotme vjen një ditë pas protestës së së martës, e cila zgjati disa orë dhe u shoqërua me tensione e përplasje në kryeqytet.

The post Tensionohet protesta e studentëve, shkulen kangjellat para Ministrisë së Arsimit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vetmia e të moshuarve në Pogradec: Mungesa e kujdesit dhe pasiguria për të ardhmen

25.11.2026

Forumi i Investimeve BE-Ballkani: Hoxha thekson integrimin ekonomik si klucë për Shqipërinë

26.11.2026

PD propozon 28 amendamente për buxhetin 2027: Lehtësohet kostoja e jetesës

25.11.2026

Protestat në Shqipëri: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës në qendër të pakënaqësisë

25.11.2026