Tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në orën 16:51 në Detin Mesdhe, në Gjirin e Antalias, raportojnë mediat turke. Sipas informacioneve në faqen e Shërbimit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, u konstatua se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash. Guvernatori i [...]Read More...

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të premte në orën 16:51 në Detin Mesdhe, në Gjirin e Antalias, raportojnë mediat turke.
Sipas informacioneve në faqen e Shërbimit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, u konstatua se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash.
Guvernatori i qarkut të Alanyas Fatih Urkmezer tha se tërmeti është ndjerë në pjesën qendrore të kësaj zone dhe konfirmoi se ekipet e ekspertëve janë në terren duke hetuar tërmetin.
“Nuk ka asnjë lajm negativ në këtë moment”, tha Urkmezer dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik./abcnews.al