Tërmeti shkakton dëme edhe brenda një marketi në Prizren

Tërmeti shkakton dëme edhe brenda një marketi në Prizren

Pas tërmetit në Kosovë, një qytetar nga Prizreni ka raportuar për dëme materiale në një market, ku si pasojë e lëkundjeve janë rrëzuar produkte nga raftet brenda tij.

Tërmeti me 4.6 ballë që goditi Kosovën, kishte epiqendër Prevallën.

Lëkundjet janë ndjerë në disa vende të rajonit përfshirë Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.