KOSOVA

Thaçi dhe Haradinaj pajtohen për shefin e ri të inteligjencës, ja kush është

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi, emëruan të hënën Drejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Me anë të një njoftimi, Presidenca e Kosovës tha se Kreshnik Gashi është emëruar drejtor i AKI-së ndërsa Burim Ramadani Inspektor i Përgjithshëm.

Ndërkohë, Kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një reagimi në rrjetet sociale u shpreh: “Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”.

Kreshnik Gashi, prej vitit 2015 ishte drejtor i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë, ndërsa Burim Ramadani mbante postin e zëvendës ministrit të mbrojtjes.

Emërimi i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit pasuan dorëheqjen e ish-drejtorit Shpend Maxhuni më 6 nëntor, gati një vit e gjysmë pasi ishte emëruar në atë post.

Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Thaçi dhe Haradinaj pajtohen për shefin e ri të inteligjencës, ja kush është Thaçi dhe Haradinaj pajtohen për shefin e ri të inteligjencës, ja kush ështëRating: 5.0
To Top