MAQEDONIA

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë

Kosova.Today ·

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka folur për çështjen e provimit të jurisprudencës në shqip në Maqedoninë e Veriut, duke u ndalur edhe te Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ai tha se do ta marrë seriozisht Ligjin për...

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka folur për çështjen e provimit të jurisprudencës në shqip në Maqedoninë e Veriut, duke u ndalur edhe te Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ai tha se do ta marrë seriozisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve, atëherë kur zbatimi i saj të ketë plan të qartë financiar nga Ministria e Financave, përcjell TV21.

Sipas Thaçit, për implementimin e plotë të ligjit nevojiten 470 milionë euro.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, për mua, do të jetë serioz atëherë kur ta shoh planin financiar për realizimin e tij nga ana e Ministrisë së Financave. Sipas analizave të bëra nga ekspertët e PDSH-së, nevojiten 470 milionë euro për implementimin e këtij ligji. Kjo përfshin përgatitjen dhe shkollimin e kuadrove, seminaret, diplomat, vulat dhe të gjitha nevojat e tjera për personat që janë të përgatitur. Dhe po e përmbyll: duhet që edhe sporteli të funksionojë në dy gjuhë. Jo që unë, si shqiptar, të flas në dy gjuhë”, tha Thaçi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga e diela, gjobë 2.770 denarë për shoferët – Ja çfarë duhet të keni patjetër në automjet

13.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026