SHQIPERIA

Thellohet kriza te Napoli, tifozët vërshëllejnë skuadrën pas ndeshjes

Thellohet edhe më tej kriza te Napoli, që mbrëmjen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në sfidën përballë Genoas në stadiumin “San Paolo”, me tifozët që në përfundim të takimit nuk i kursyen vërshëllimat për të besuarit e Carlo Ancelottit.
Pas një jave të tensionuar, të shkaktuar nga rezultatet negative të javëve të fundit, që kulmuan me revoltën e lojtarëve ndaj presidentit të klubit dhe refuzimin e urdhrit të tij për të qëndruar të grumbulluar deri mbrëmjen e sotme.
Sfida në “San Paolo” nisi e vrullshme për vendasit, që arritën të shënojnë shpejt, por goli i Insignes u anulua për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit, ndërsa gjatë 90-minutave të besuarit e Ancelottit shpërdoruan mundësi të shumta për gol.
Edhe Genoa zbriti disa herë rrezikshëm, duke i shkuar pranë golit veçanërisht me Pinamontin, por një ndërhyrje vendimtare e Koulibaly ruajti të paprekur kuadratin e portës së Napolit, që gjithsesi dështoi të fitojë në të katërtën ndeshje me radhë.
Me tre ba..

Loading...

Me tre barazime dhe një humbje në 4 javët e fundit, Napoli shkon vetëm në kuotën e 19 pikëve dhe shikon që të jetë plot 12 pikë larg kreut, shifër kjo që mund të rritet nëse Juventus do të mposhtë Milanin nesër dhe ëndrra titull duket e venitur tashmë.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Thellohet kriza te Napoli, tifozët vërshëllejnë skuadrën pas ndeshjes Thellohet kriza te Napoli, tifozët vërshëllejnë skuadrën pas ndeshjesRating: 5.0
To Top