SHQIPERIA

Thellohet skandali i fituesit të Nobelit të letërsisë: Handke, pasaportë nga Millosheviçi!

Shkrimtari austriak, Peter Handke, fitues i çmimit Nobel për Letërsi sivjet, duket se ka marrë një pasaportë jugosllave në vitin 1999, kur vendi ishte nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit.
Faqja e internetit Intercept publikoi pasaportën që Handke e mori më 15 qershor të vitit 1999, pak ditë pasi forcat e Millosheviçit ishin tërhequr nga Kosova.
Kjo ka bërë që autoritetet austriake të nisin një hetim për të parë nëse Handke e ka humbur shtetësinë e Austrisë. Raportet tregojnë se shkrimtari e ka pranuar shtetësinë e ish Jugosllavisë në vitin 1999, e kjo do të bënte që ai të humbiste automatikisht statusin e shtetësisë austriake.
Handke thuhet të ketë nisur në 1999 fillimin e procedurës, duke humbur automatikisht statusin austriak.
Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht drejtorinë për të hetuar faktet. Carinthia është krahinë në të cilën Handke ka qenë i lajmëruar para se të lëvizë, kështu që ajo ka juridiksion për çështjen e shtetësisë. Ligji austriak para..

Loading...

Shkrimtari austriak, Peter Handke, fitues i çmimit Nobel për Letërsi sivjet, duket se ka marrë një pasaportë jugosllave në vitin 1999, kur vendi ishte nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit.

Faqja e internetit Intercept publikoi pasaportën që Handke e mori më 15 qershor të vitit 1999, pak ditë pasi forcat e Millosheviçit ishin tërhequr nga Kosova.

Kjo ka bërë që autoritetet austriake të nisin një hetim për të parë nëse Handke e ka humbur shtetësinë e Austrisë. Raportet tregojnë se shkrimtari e ka pranuar shtetësinë e ish Jugosllavisë në vitin 1999, e kjo do të bënte që ai të humbiste automatikisht statusin e shtetësisë austriake.

Handke thuhet të ketë nisur në 1999 fillimin e procedurës, duke humbur automatikisht statusin austriak.

Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht drejtorinë për të hetuar faktet. Carinthia është krahinë në të cilën Handke ka qenë i lajmëruar para se të lëvizë, kështu që ajo ka juridiksion për çështjen e shtetësisë. Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Thellohet skandali i fituesit të Nobelit të letërsisë: Handke, pasaportë nga Millosheviçi! Thellohet skandali i fituesit të Nobelit të letërsisë: Handke, pasaportë nga Millosheviçi!Rating: 5.0
To Top