KOSOVA

OVL-UÇK ka një thirrje për Policinë e Kosovës

Kosova.Today ·

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar për protestën që po vazhdon të mbahet në sheshin kryesor të Prishtinës, pranë ambienteve të Kuvendit të Kosovës. Në një reagim në FB, OVL UÇK, i bën thirrje PK-së që të qëndrojë “larg...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar për protestën që po vazhdon të mbahet në sheshin kryesor të Prishtinës, pranë ambienteve të Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim në FB, OVL UÇK, i bën thirrje PK-së që të qëndrojë “larg fëmijëve të dëshmorëve” që po protestojnë sonte.

Reagimi i plotë:

Polici, e dimë që jeni me urdhër dhe se po zbatoni urdhra. Por mbani duart larg fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve të këtij vendi, njerëzve që, përveç gjithçkaje tjetër, kanë kontribuar që ju sot ta gëzoni këtë uniformë.

Ndaleni dhunën e tepruar dhe të paprovokuar!

Ne nuk kemi punë me ju. Kemi punë me përfaqësuesit e popullit dhe kërkojmë që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Mos e ktheni uniformën që duhet të mbrojë qytetarin në mjet dhune ndaj tij.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt

14.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

AUV ndalon prodhimin e suxhukut të BUQUKU-t, gjendet ADN e pulës në produktin që deklarohej me mish lope

13.11.2026

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026