SHQIPERIA

Top Channel vs Tv Klan: Cili fiton garën në YouTube?

Përsa i përket programeve televizive, YouTube vërtet mund të mos jetë një matës 100 përqind i saktë i audiencës, por është padyshim një platformë që krijon një tablo të qartë se cili program/rubrikë është më i popullarizuar te një audiencë (15-35 vjeç), e cila e ka zëvendësuar televizionin me Netflix dhe YouTube. Përpos shikuesve të moshave të reja, YouTube po përqafohet gjithnjë e më tepër edhe nga emigrantët, në pamundësi për të ndjekur emisionet shqiptare gjatë orarit të transmetimit.
Për të analizuar garën në YouTube për këtë sezon televiziv mes dy televizioneve më të mëdha vendase, Top Channel dhe Tv Klan, do të bazohemi te emisionet që në mënyrë konstante kanë arritur të grumbullojnë të paktën 100,000 shikime për video.

Dokumentarët e “Top Story”, që trajtojnë përgjithësisht tema politiko-investigative, si edhe “Gjurmë Shqiptare” nën drejtimin e gazetarit Marin Mema, që i rikthehet detajeve jo fort të njohura të së kaluarës historike, kanë rezultuar të suksesshëm në YouTube. N..

Loading...

Përsa i përket programeve televizive, YouTube vërtet mund të mos jetë një matës 100 përqind i saktë i audiencës, por është padyshim një platformë që krijon një tablo të qartë se cili program/rubrikë është më i popullarizuar te një audiencë (15-35 vjeç), e cila e ka zëvendësuar televizionin me Netflix dhe YouTube. Përpos shikuesve të moshave të reja, YouTube po përqafohet gjithnjë e më tepër edhe nga emigrantët, në pamundësi për të ndjekur emisionet shqiptare gjatë orarit të transmetimit.

Për të analizuar garën në YouTube për këtë sezon televiziv mes dy televizioneve më të mëdha vendase, Top Channel dhe Tv Klan, do të bazohemi te emisionet që në mënyrë konstante kanë arritur të grumbullojnë të paktën 100,000 shikime për video.

Dokumentarët e “Top Story”, që trajtojnë përgjithësisht tema politiko-investigative, si edhe “Gjurmë Shqiptare” nën drejtimin e gazetarit Marin Mema, që i rikthehet detajeve jo fort të njohura të së kaluarës historike, kanë rezultuar të suksesshëm në YouTube. Një pjesë e mirë e videove të emisioneve kanë arritur afër shifrës së 100 mijë klikime e në disa raste më shumë se 400 mijë.

Pjatat e thyera dhe të bërtiturat e shef Renatos rezultuan të suksesshme sezonin e kaluar dhe me po të njëjtin ritëm “Hell’s Kitchen” po vazhdon edhe këtë vit, të paktën në YouTube, ku klikimet variojnë nga 300 në afro 600 mijë.

Luana ka theksuar vazhdimisht në rrjetet sociale se “Shiko kush luan” numëron tashmë më shumë se 4 milionë klikime në YouTube. Rubrikat e ndara të emisionit nuk kanë shumë shikime, por puntatat e plota grumbullojnë mesatararisht 400 mijë. Për shembull, puntata ku të ftuar qenë Mozzik dhe Getinjo ka më shumë se 700 klikime dhe nuk është çudi të arrijë 1 milion, siç ka ndodhur edhe më parë.

Me interes të veçantë po ndiqet edhe rubrika “PërPuthen” në “E diell”. Takimet e Inës dhe Antonetës me djemtë kanë rezultuar interesante për të rinjtë, gjë që shihet nga klikimet e shumta (përgjithësisht nga 200-400) në mënyrë konstante.

E fundit, por jo për nga rëndësia, është “Portokalli” që mban vendin e parë. Skeçet e emisionit të humorit janë më të suksesshmet, jo vetëm për këtë sezon televiziv, por edhe në gjithë historinë e videove të publikuara nga Top Channel.

Përsa i përket Tv Klan, lista me programet më të klikuara në YouTube është më e shkurtër. Në vend të parë qëndrojnë rubrikat “Kam një mesazh për ty” dhe “Shihemi në gjyq” të “E diela shqiptare” drejtuar nga producenti Ardit Gjebrea. Siç ka ndodhur edhe në sezonet e kaluara, kur rubrikat kanë arritur edhe më shumë se 2 milionë klikime, edhe këtë sezon televiziv Ardit Gjebrea mban peshën më të madhe të shikueshmërisë nga programet e Tv Klan.

“Klanifornia” gjithashtu numëron klikime që fillojnë nga 640 mijë dhe vijnë në zbritje pas çdo puntate, ndaj mbetet për t’u parë nëse do ta konkurrojë dot “Portokallinë”.

Për ta përmbledhur, siç e thamë më sipër, peshën më të madhe të shikueshmërisë së Tv Klan e ka “E diela shqiptare”, e cila tërheq shumë edhe emigrantët, njësoj si “Top Story” apo “Gjurmë Shqiptare”. Ndërkohë që në Top Channel vihet re se edhe këtë sezon televiziv qëndron në krye “Portokallia”.

Megjithatë në total garën e YouTube-t e fiton Topi, i cili të paktën për këtë sezon ka më shumë programe që ngjallin interes te të rinjtë./Anabel

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Top Channel vs Tv Klan: Cili fiton garën në YouTube? Top Channel vs Tv Klan: Cili fiton garën në YouTube?Rating: 5.0
To Top