SHQIPERIA

Top Story brenda fabrikës së kanabisit, për të pasqyruar prodhimin e vajit për përdorim mjekësor

Top Story ka parë nga afër mënyrën se si kultivohet kanabisi për qëllime mjekësore. Ajo që bie në sy fillimisht është fakti se çdo gjë është e rrethuar dhe në kushte të larta sigurie.
Rregulli i parë që duhet të zbatosh kur hyn në një ambient të tillë është veshja speciale. Më pas kushdo që hyn në dhomat ku kultivohet kanabisi duhet që të kalojë dhomën e sterilizimit. Bima e kanabisit që shihni në këto pamje ka dy javë që është mbjellë. Koha që i duhet për tu rrituar është 2 deri në 6 muaj.
“Janë diku te tre mijë deri në pesë mijë euro për një kilogram lule. Për momentin ne kemi diku te tre mijë bimë ndërsa në të ardhmen do të kemi diku te 20-30 mijë bimë. Që i thonë se do të kemi prodhim diku te një mijë kilogram”, tregon Ismail Mehmeti, Investitor për Kanabisin, Maqedoni e Veriut.
Pasi bima ka arritur pjekurinë e duhur fillon prerja e luleve. Punonjës të veshur me doreza dhe me maska bëjnë pastrimin paraprak të bimëve të mbledhura.
Më pas i kalojnë në makinerinë që është për past..

Loading...

Më pas i kalojnë në makinerinë që është për pastrimin më të hollësishëm të tyre duke i ndarë lulet nga gjethet. Hapi i radhës në këtë proces është tharja e bimës. Por para se të kalojnë në dhomën e tharjes duhet që të ndahet në qese me peshë rreth 2 kg.

Më pas bima kalon në dhomën e tharjes. Këtu duhet të qëndrojë tre – katër ditë, në këto rrjeta me një temperaturë të përcaktuar nga specialisti. Sasia e bimës së tharë që mbetet nga dy kilogramë që ishte e njomë shkon në rreth 500 gram.

Gjatë procesit të kultivimit të kanabisit me llamba disa nga boçet e bimës janë më të mëdha e disa më të vogla. Ato ndahen duke u paketuar në qese të ndryshme, ku çdo qese ka kodin e saj, peshën e bimës, datën e paketimit si dhe kodin e marrësit. Nga bima e kanabisit përdoren të gjitha pjesët e saj që nga kërcelli e deri te lulja.

“Kanabisi është një bimë që mund të përdoret në total, ashtu si është, por në këtë mes më e rëndësishme është lulja. Te lulja është THC me e lartë dhe më cilësore. Që të kemi një bimë të shëndetshme çdo gje rreth saj duhet të jetë në zhvillim. Kjo është një bimë që mund ti përdoren edhe gjethet edhe kërcelli. Kërcelli përdoret për CBD pasi ka shumë pakë THC. Kurse THC që i intereson njerëzimit për kurim është te lulja”, tregon Besnik Papçorri, Investitor për Kanabisin, Maqedoni e Veriut.

Top Story brenda fabrikës së kanabisit, për të pasqyruar prodhimin e vajit për përdorim mjekësor

Top Story brenda fabrikës së kanabisit, për të pasqyruar prodhimin e vajit për përdorim mjekësorTop Story ka parë nga afër mënyrën se si kultivohet kanabisi për qëllime mjekësore. Ajo që bie në sy fillimisht është fakti se çdo gjë është e rrethuar dhe në kushte të larta sigurie. Rregulli i parë që duhet të zbatosh kur hyn në një ambient të tillë është veshja speciale. Më pas kushdo që hyn në dhomat ku kultivohet kanabisi duhet që të kalojë dhomën e sterilizimit.Bima e kanabisit që shihni në këto pamje ka dy javë që është mbjellë. Koha që i duhet për tu rrituar është 2 deri në 6 muaj. “Janë diku te tre mijë deri në pesë mijë euro për një kilogram lule. Për momentin ne kemi diku te tre mijë bimë ndërsa në të ardhmen do të kemi diku te 20-30 mijë bimë. Që i thonë se do të kemi prodhim diku te një mijë kilogram”, tregon Ismail Mehmeti, Investitor për Kanabisin, Maqedoni e Veriut. Pasi bima ka arritur pjekurinë e duhur fillon prerja e luleve.Punonjës të veshur me doreza dhe me maska bëjnë pastrimin paraprak të bimëve të mbledhura. Më pas i kalojnë në makinerinë që është për pastrimin më të hollësishëm të tyre duke i ndarë lulet nga gjethet. Hapi i radhës në këtë proces është tharja e bimës. Por para se të kalojnë në dhomën e tharjes duhet që të ndahet në qese me peshë rreth 2 kg. Më pas bima kalon në dhomën e tharjes. Këtu duhet të qëndrojë tre – katër ditë, në këto rrjeta me një temperaturë të përcaktuar nga specialisti. Sasia e bimës së tharë që mbetet nga dy kilogramë që ishte e njomë shkon në rreth 500 gram. Gjatë procesit të kultivimit të kanabisit me llamba disa nga boçet e bimës janë më të mëdha e disa më të vogla. Ato ndahen duke u paketuar në qese të ndryshme, ku çdo qese ka kodin e saj, peshën e bimës, datën e paketimit si dhe kodin e marrësit. Nga bima e kanabisit përdoren të gjitha pjesët e saj që nga kërcelli e deri te lulja.“Kanabisi është një bimë që mund të përdoret në total, ashtu si është, por në këtë mes më e rëndësishme është lulja. Te lulja është THC me e lartë dhe më cilësore. Që të kemi një bimë të shëndetshme çdo gje rreth saj duhet të jetë në zhvillim. Kjo është një bimë që mund ti përdoren edhe gjethet edhe kërcelli. Kërcelli përdoret për CBD pasi ka shumë pakë THC. Kurse THC që i intereson njerëzimit për kurim është te lulja”, tregon Besnik Papçorri, Investitor për Kanabisin, Maqedoni e Veriut.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 5 novembre 2019

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Top Story brenda fabrikës së kanabisit, për të pasqyruar prodhimin e vajit për përdorim mjekësor Top Story brenda fabrikës së kanabisit, për të pasqyruar prodhimin e vajit për përdorim mjekësorRating: 5.0
To Top