Trafik droge në Itali, arrestohen tre shqiptarë

Trafik droge në Itali, arrestohen tre shqiptarë
Tre shqiptarë me banim në Mantova janë arrestuar nga autoritetet italiane për trafik dhe trafik droge.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan mbi 150 kilogramë kokainë. Shqiptari i parë, një 48-vjeçar u arrestua, në zonën e Trevisos dhe iu gjetën 20 kilogramë kokainë dhe gjysmë kilogramë hashash të fshehur në një ndarje hapëse elektromagnetike nën sediljet e përparme të makinës së tij.
Më pas gjatë kontrollit në banesën e dy shqiptarëve të tjerë 31 dhe 34 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 150 kilogramë kokainë dhe 55 mijë euro.
Mediat italiane shkruajnë se forcat policore kontrolluan gjithashtu edhe automjetet e tyre, pasi dyshonin se mund të kishin fshehur kokainën.
Të arrestuarit janë dërguar drejt ambienteve të paraburgimit, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.
Burimi i lajmit:opinion.al
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



