KOSOVA

Tragjedi gjatë meshës në Ekuador, kryqi gjigant bie mbi priftin dhe e lë të vdekur – momenti transmetohet drejtpërdrejt

Kosova.Today ·

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, ku një prift katolik ka humbur jetën pasi një kryq i madh prej druri është shkëputur nga muri dhe ka rënë mbi të gjatë ceremonisë fetare. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 17...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, ku një prift katolik ka humbur jetën pasi një kryq i madh prej druri është shkëputur nga muri dhe ka rënë mbi të gjatë ceremonisë fetare.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 17 tetor, në kishën “Our Lady of Perpetual Help”, ndërsa mesha po transmetohej drejtpërdrejt në internet.

Sipas raportimeve të TMZ, prifti Patricio Alfredo Sánchez Molinari po udhëhiqte meshën pranë altarit, kur kryqi i vendosur në murin pas tij u shkëput papritur dhe e goditi rëndë.

Pamjet e transmetimit tregojnë momentin e incidentit, ndërsa besimtarët e pranishëm reagojnë të tronditur dhe nxitojnë për t’i ardhur në ndihmë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, prifti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Arqidioqeza e Guayaquil-it, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe komunitetin fetar.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, veçanërisht për faktin se momenti tragjik u regjistrua gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të meshës.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shkëputjen e kryqit nga muri i kishës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

6.3 miliardë importe për 10 muaj – nga Kina te Gjermania, ja çfarë po importon më së shumti Kosova

14.11.2026

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

13.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026