JETA

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

Kosova.Today ·

Një ngjarje tragjike në vendin e punës në Itali i ka marrë jetën Vehap Dearit, 47-vjeçarit nga fshati Dëbërcë i Komunës së Zhelinës. Ai humbi jetën më 11 nëntor, gjatë punës në një platformë për nxjerrjen e gazit natyror në Detin Adriatik...

Një ngjarje tragjike në vendin e punës në Itali i ka marrë jetën Vehap Dearit, 47-vjeçarit nga fshati Dëbërcë i Komunës së Zhelinës. Ai humbi jetën më 11 nëntor, gjatë punës në një platformë për nxjerrjen e gazit natyror në Detin Adriatik, përcjell tetova1.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Deari, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në qytetin e Ravennës, ishte i angazhuar në platformën detare Brenda, përballë brigjeve të qytetit Pesaro.

Ai ishte i punësuar në kompaninë Donelli Srl, e cila kryente punime në strukturat metalike të platformës.

Sipas informacioneve të bëra publike nga sindikatat italiane, 47-vjeçari dyshohet se ka rënë në det gjatë kryerjes së punës. Një nga kolegët e tij është hedhur në ujë në përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht ndërhyrja nuk arriti të parandalojë tragjedinë.

Ndërkohë, sindikatat FIM-CISL dhe UILM-UIL kanë ngritur shqetësime lidhur me operacionin e shpëtimit. Sipas informacioneve paraprake sindikale, trupi i viktimës mund të jetë gjetur rreth tri orë pas rënies në det, por kjo kohë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Vdekja e punëtorit ka nxitur reagime të shumta nga organizatat sindikale në Itali, të cilat kërkojnë hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes, respektimin e masave të sigurisë dhe funksionimin e procedurave emergjente në platformë.

Në shenjë proteste dhe për të kërkuar zbardhjen e rastit, sindikata FIOM-CGIL ka shpallur grevë dyorëshe për 17 nëntor, në të gjitha ndërmarrjet e sektorit metalpunues në provincën e Ravennës.

Shkaqet e sakta të tragjedisë dhe përgjegjësitë e mundshme mbeten ende nën hetim.

Humbja e Vehap Dearit përbën një lajm të rëndë për familjen, të afërmit dhe komunitetin nga Dëbërca e Komunës së Zhelinës.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Të premten pritet borë deri në 800 metra lartësi, temperaturat do të bien ndjeshëm

13.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026