KOSOVA

Tragjedi në Prishtinë: 49-vjeçari humb jetën pasi bie nga lartësia gjatë punës

Kosova.Today ·

Një 49-vjeçar ka vdekur në lagjen Veternik në Prishtinë, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti është raportuar rreth orës...

Një 49-vjeçar ka vdekur në lagjen Veternik në Prishtinë, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Reporteri.net se rasti është raportuar rreth orës 10:00.

“Viktima mashkull, 49 vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026

Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

16.11.2026

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026