SHQIPERIA

Tragjedia në Francë/ Iu mbytën dy fëmijët në lumë, ç’po ndodh me nënën shqiptare

Majda Demiri, 5 vjeç dhe Adil Demiri 2 vjeç humbën jetën tragjikisht në valët e lumit Le Moingt të Francës ditën e mërkurë. Familja nga Prizreni jetonte prej 15 vitesh në qytetin Mont Brison, por nuk do ta harrojë kurrë 24 dhjetorin 2019.
Ngjarja tragjike ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri. Pasi pa se 2 fëmijët e saj që po luanin ranë në ujë ajo u fut në lumë, por nuk mundi t’i nxirrte ata jashtë për shkak të dallgëve. Televizioni “T7” i Kosovës ka arritur të kontaktojë familjarët që tregojnë si ndodhi ngjarja.
Pas ngjarjes tragjike nëna është shtruar në spital. Sipas familjarëve, ajo është ende është në gjendje kome. Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave. Familjen nga Kosova e kanë ngushëlluar Presidenti Hashim Thaci, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Loading...

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Tragjedia në Francë/ Iu mbytën dy fëmijët në lumë, ç’po ndodh me nënën shqiptare Tragjedia në Francë/ Iu mbytën dy fëmijët në lumë, ç’po ndodh me nënën shqiptareRating: 5.0
To Top