Tragjedia në Koçan: “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?” Shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të mitur, por më urdhëroi

Dëshmia e shefit të sigurimit për klubin natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ka hedhur edhe ë shumë dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të së dielës, që çoi në vdekjen e 59 personave dhe të paktën 155 të tjerëve të plagosur rëndë. Blagojço Georgiev ka rrëfyer se njerëzit e […] The post Tragjedia në Koçan: “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?” Shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të mitur, por më urdhëroi appeared first on InfoShqip.com.

Tragjedia në Koçan: “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?” Shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të mitur, por më urdhëroi

Dëshmia e shefit të sigurimit për klubin natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ka hedhur edhe ë shumë dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të së dielës, që çoi në vdekjen e 59 personave dhe të paktën 155 të tjerëve të plagosur rëndë.

Blagojço Georgiev ka rrëfyer se njerëzit e tij kishin siguruar prej 2 vitesh klubin, i cili sipas tij ishte veshur në pjesën e brendshme me materialin më të lirë të mundshëm.

Sipas tij, në dy vite bashkëpunim, ka vërejtur një sërë parregullsish, si dhe lakminë e madhe të pronarit të klubit, për të cilin tha se e kishte paralajmëruar për problemet, shtuar edhe faktin që licenca e biznesit ishte e dyshimtë.

“Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Vetëm në spitalin e Koçanit janë 63 veta deri më tani, fëmijë nën 15 vjeç, 16 vjeç”, tha Georgiev mes lotësh.

Ai ka rrëfyer se e ka marrë në telefon pronarin e klubit dhe e ka njoftuar se në godinë

“E thirra, e njoftova se fëmijët nën 15 vjeç po hyjnë në diskotekë, ai më tha në rregull, lejoji. Le t’i lënë lekët që t’i fitojmë. Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në një disko? Kush e bëri inspektimin? Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

Të paktën 59 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 u plagosën në zjarrin që ra në klubin e natës në Koçan, Maqedonia e Veriut. Klubi, siç u zbulua më vonë, funksiononte me një licencë të falsifikuar dhe nga kontrolli u konstatuan një sërë dështimesh të rënda sigurie. Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të qeverisë.

The post Tragjedia në Koçan: “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?” Shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të mitur, por më urdhëroi appeared first on