MAQEDONIA

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

Kosova.Today ·

Një lajm i trishtë ka tronditur futbollin. Në moshën 46-vjeçare është ndarë nga jeta papritur ish-reprezentuesi i Maqedonisë, aktualisht trajner i Shkëndijës së Tetovës, Agron Memedi. Sipas informacioneve të para, ngjarja tragjike ka...

Një lajm i trishtë ka tronditur futbollin. Në moshën 46-vjeçare është ndarë nga jeta papritur ish-reprezentuesi i Maqedonisë, aktualisht trajner i Shkëndijës së Tetovës, Agron Memedi.

Sipas informacioneve të para, ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë stërvitjes së sotme të Shkëndijës, kur Memedi ka pësuar kolaps të papritur. Menjëherë janë bërë përpjekje për t’i dhënë ndihmë, por, për fat të keq, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Tetovës.

Memedi lë pas një karrierë të pasur futbollistike, gjatë së cilës ka luajtur për disa klube vendore.

Pjesën më të madhe të sukseseve të tij si lojtar i arriti në fanellën e Renovës, me të cilën fitoi titullin kampion në kampionatin e Maqedonisë. Gjatë karrierës ka qenë edhe anëtar i Metalurgut të Shkupit.

Paraqitjet e tij në skenën vendase të futbollit i sollën edhe ftesë në kombëtaren A të Maqedonisë, për të cilën në vitin 2010 regjistroi një paraqitje.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Memedi mbeti i përkushtuar ndaj futbollit, duke vazhduar angazhimin e tij profesional si pjesë e shtabit teknik të Shkëndijës. Përvojën dhe njohuritë e tij i transmetonte në klub, duke mbetur i përfshirë në mënyrë aktive në rrjedhat e futbollit.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti i reagon BDI-së: Mos e keqpërdorni Badinterin për ta bllokuar Jurisprudencën në shqip!

13.11.2026

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026