SHQIPERIA

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

Kosova.Today ·

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka dhënë shpjegime në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me procedurat e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Në...

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka dhënë shpjegime në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me procedurat e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Në përgjigje të interesimit të deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, Bodo deklaroi se dokumentacioni që shoqëron transferimet për arsye sigurie është i klasifikuar dhe se për t’u njohur me të duhet të ndiqet procedura përmes një kërkese zyrtare.

Ajo bëri të ditur se urdhrat e transferimit klasifikohen me nivelin e sigurisë “i kufizuar” dhe kanë afat ruajtjeje dy vjet. Ndërsa raportet, memorandumet dhe vlerësimet individuale që hartohen për arsye sigurie kanë klasifikimin “sekret” dhe ruhen për 10 vjet.

“Të premten firmosa 93 urdhra transferimi, kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Me përgjegjësi të plotë ju them se urdhri i transferimit është klasifikuar, futet në kategorinë e akteve të klasifikuara me nivelin e kufizuar dhe me afat ruajtjeje dy vite. Çdo raport, memo, vlerësim individual mbi rastin që kryhet për shkaqe sigurie futet në kategorinë ‘sekret’ dhe ruhet për 10 vite”, deklaroi Bodo.

The post Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë

08.11.2026

Begaj dhe Mattarella presin krerët e komunave arbëreshe: Janë themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

09.11.2026

Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë

08.11.2026

Balla paralajmëron PD-në: Do ta çojmë reformën zgjedhore në Kuvend edhe pa ju

09.11.2026