SHQIPERIA

U kap duke transportuar 11 emigrantë nga Irani e Iraku, arrestohet 30-vjeçari në Konispol! Merrte 2,500 euro për person

Kosova.Today ·

Një 30-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Vlorës, pasi u kap duke transportuar drejt Italisë 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës prej 2 500 eurosh për person. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë...

Një 30-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë nga Policia e Vlorës, pasi u kap duke transportuar drejt Italisë 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës prej 2 500 eurosh për person.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë V. D., 30 vjeç, i cili u kap me një furgon në afërsi të Konispolit, duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”.   

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në afërsi të Konispolit, duke transportuar me automjet (furgon), 11 shtetas nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës 2500 eurosh për person.   

11 emigrantët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në Itali.   

Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post U kap duke transportuar 11 emigrantë nga Irani e Iraku, arrestohet 30-vjeçari në Konispol! Merrte 2,500 euro për person appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BE synon 338 mln euro për Shqipëri, Mal të Zi dhe RMV | Status kandidat për Kosovë?

25.11.2026

Samit BE-Ballkani Perëndimor pa Serbinë: Çfarë do të presë Brukseli nga Çupiç?

25.11.2026

Përjashtimi i Elisa Spiropalit: Deputetët e vjetër të PS-së u shokuan, vetëm të rinjtë votuan pro

25.11.2026

Erion Veliaj vs Edi Ramës: Kërcënimi i brendshëm që ndan PS

25.11.2026