Trazira në Britani kundër emigracionit/ Rebelët tentojnë të djegin hotelin ku po strehoheshin azilkërkuesit
Një turmë protestuesish të maskuar, të udhëhequr nga e djathta ekstreme, u përpoq t’i vinte zjarrin një hoteli ku po strehoheshin azilkërkuesit, ndërsa dhuna e mëtejshme shpërtheu në të gjithë vendin në protestat kundër emigracionit. Rreth 700 persona u mblodhën jashtë Holiday Inn Express në Rotherham, përpara se të përlesheshin me policinë. Disa protestues hodhën [...]Read More...
Një turmë protestuesish të maskuar, të udhëhequr nga e djathta ekstreme, u përpoq t’i vinte zjarrin një hoteli ku po strehoheshin azilkërkuesit, ndërsa dhuna e mëtejshme shpërtheu në të gjithë vendin në protestat kundër emigracionit.
Rreth 700 persona u mblodhën jashtë Holiday Inn Express në Rotherham, përpara se të përlesheshin me policinë. Disa protestues hodhën copa druri, shishe dhe karrige në drejtim të oficerëve të policisë.
Policia e South Yorkshire tha se të paktën 10 oficerë ishin plagosur, duke përfshirë një që mbeti pa ndjenja.
Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, dënoi rebelët: “Sulmi kriminal dhe i dhunshëm në një hotel ku strehohen azilkërkuesit në Rotherham është krejtësisht i tmerrshëm,” tha ajo. “
Duke vënë zjarrin qëllimisht një ndërtese me njerëz që dihet se ishin brenda.
“Policia e South Yorkshire ka mbështetjen e plotë të qeverisë për veprimet më të ashpra kundër atyre që janë përgjegjës.”
Protestat në Holiday Inn Express filluan në mesditë, duke u shndërruar menjëherë në trazira. Policia mbylli rrugët përreth hotelit.
Një numër oficerësh u plagosën dhe një u dërgua në spital me një dëmtim në kokë të shkaktuar nga një tullë e hedhur nga një anëtar i ekstremit të djathtë. Një oficer policie me përvojë në South Yorkshire tha se kjo ishte trazirat më të këqija që ai kishte marrë pjesë.
Të paktën 100 persona u arrestuan pas dhunës të shtunën në Hull, Liverpool, Stoke-on-Trent, Nottingham, Bristol, Manchester, Blackpool dhe Belfast.
Disa oficerë policie u plagosën, dyqanet u plaçkitën dhe një bibliotekë u dogj.
/abcnews.al
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk