Trazirat në Venezuelë, arrestohen 4 gazetarë për terrorizëm

Katër gazetarë në Venezuelë janë arrestuar gjatë trazirave pas zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut për terrorizëm,  njoftoi sot Sindikata e Punëtorëve të Shtypit (SNTP), duke u ankuar se gazetarët nuk mund të zgjedhin avokatët e tyre. “Ne denoncojmë përdorimin e paligjshëm dhe arbitrar të ligjeve kundër terrorizmit në Venezuelë, veçanërisht kundër gazetarëve të arrestuar gjatë [...]Read More...

Trazirat në Venezuelë, arrestohen 4 gazetarë për terrorizëm

Katër gazetarë në Venezuelë janë arrestuar gjatë trazirave pas zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut për terrorizëm,  njoftoi sot Sindikata e Punëtorëve të Shtypit (SNTP), duke u ankuar se gazetarët nuk mund të zgjedhin avokatët e tyre.

“Ne denoncojmë përdorimin e paligjshëm dhe arbitrar të ligjeve kundër terrorizmit në Venezuelë, veçanërisht kundër gazetarëve të arrestuar gjatë protestave paszgjedhore në vend”, tha SNTP në një deklaratë të lëshuar në mediat sociale dje. Trazirat, që pasuan shpalljen e fitores së presidentit në largim, Nicolas Maduro, shkaktuan 24 viktima, sipas një raporti të përditësuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Nga ana e tij, Maduro njoftoi vdekjen e dy anëtarëve të gardës kombëtare dhe arrestimin e më shumë se 2200 personave.

Midis të arrestuarve janë udhëheqës të opozitës, duke përfshirë gazetarin Roland Carreno, një ekzekutiv i partisë Voluntad Popular (VP).

Zyra e prokurorit njoftoi gjithashtu se kishte hapur një hetim penal kundër kandidatit të opozitës Edmundo Gonzalez Orutia dhe lideres së opozitës Maria Corina Machado, të cilët lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i bërë thirrje ushtrisë të qëndronte “me popullin”.

/abcnews.al

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :