Tre ministrat e Kurtit te ura e Ibrit, ironizon Besa Ismaili: Këta tre sherifat e ri kanë për ta ndreqë punen
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar pas deklaratave të Qeverisë së do të hapet ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve. Ajo ka ironizuar me tre ministrat që shkuan në Veri, duke thënë se “tre sherifat e ri në qytet kësaj rradhe kanë për t’a ndreçë punën”. Ismaili ka thënë se “qasja konfrontuese e […]
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar pas deklaratave të Qeverisë së do të hapet ura e Ibrit për qarkullim të automjeteve.
Ajo ka ironizuar me tre ministrat që shkuan në Veri, duke thënë se “tre sherifat e ri në qytet kësaj rradhe kanë për t’a ndreçë punën”.
Ismaili ka thënë se “qasja konfrontuese e Kurtit ndaj BE-së, SHBA-ve dhe vendeve perëndimore, po e shkatërron reputacionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare”.
“Ata po përshkallëzojnë armiqësinë ndaj BE-së, SHBA-së dhe Perëndimit, duke izoluar vendin dhe kësisoji dorëzuar atë në pjatë të Serbisë! Në fund të fundit, cila është alternativa e Kosovës për aleanca, nëse nuk është BE-ja dhe SHBA-të?”
Ajo ka shkruar se Mitrovicës nuk i duhet armiqësimi i qytetarëve të saj me bashkësinë ndërkombëtare.
Ismaili ka thënë se “narrativat antiperëndimore që po i shet Kurti i sjellin përfitime vetëm Serbisë dhe Rusisë”.
“Mitrovica e përvujtuar si mos më keq, nuk i duhet edhe armiqësimi i qytetarëve të saj me bashkësinë ndërkombëtare, që po e nxitë me paramendim qeveria Kurti. Narrativat antiperëndimore që po konstrukton dhe po i shet Kurti dhe sejmenët e tij, u sjellin përfitime vetëm Serbisë dhe Rusisë. Ato ASSESI nuk shkojnë në llogari të sovranitetit, integritetit dhe dinjitetit shtetëror të Kosovës! Nuk ka asgjë që Kosova ka nevojë t’a bëj e që nuk mund t’a realizojë bashkërisht me aleatët e saj perëndimorë, përfshirë këtu edhe hapjen e urës dhe rikthimin e banorëve në veri. Është e rëndësishme që liderët politikë t’i japin përparësi diplomacisë, bashkëpunimit dhe bashkërendimit me aleatë në mënyrë që të ruajnë shtetin e qytetarëve të saj, Kosovën.”
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk