Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Tre persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente trafiku të ndodhura sot në rrugën Prishtinë-Podujevë. Në aksidentin e parë, një person mbeti i lënduar dhe mori trajtim mjekësor, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Rreth një orë më vonë, dy persona të tjerë mbetën të lënduar në një aksident


Tre persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente trafiku të ndodhura sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Në aksidentin e parë, një person mbeti i lënduar dhe mori trajtim mjekësor, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Rreth një orë më vonë, dy persona të tjerë mbetën të lënduar në një aksident mes dy veturave në këtë rrugë, konkretisht në Lluzhan.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti


