KOSOVA

Gani Geci tregon çka u bisedua në mbledhjen e LDK dhe ka një mesazh për Kurtin

Kosova.Today ·

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka deklaruar se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dalë i bashkuar nga mbledhja e sotme, duke theksuar se deputetët e kësaj partie janë të vendosur të angazhohen me të gjitha mjetet politike...

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka deklaruar se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dalë i bashkuar nga mbledhja e sotme, duke theksuar se deputetët e kësaj partie janë të vendosur të angazhohen me të gjitha mjetet politike për formimin e institucioneve të vendit.

Sipas Gecit, situata kërkon reflektim të menjëhershëm nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke kujtuar se mandati i Presidentit nuk mund të vazhdohet pas muajit tetor.

“Ta dinë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se sot, nga mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, LDK doli e bashkuar dhe të gjithë deputetët e LDK-së po thonë se do të luftojmë me të gjitha mjetet politike për t’i formuar institucionet e vendit.

Ta dinë të gjithë se posti i Presidentit nuk mund të vazhdohet pas tetorit, prandaj Albin Kurti, që i ka fituar zgjedhjet, o tani o kurrë duhet të reflektojë.

Nëse edhe këtë herë Albin Kurti nuk don me i ba institucionet valide, ky njeri me vetëdije po e çon vendin drejt falimentimit institucional e kushtetues.”, është shprehur Geci. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

15.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026