SHQIPERIA

Rama: Jam këtu për të treguar komponentët që bënë terrorin psikologjik të Tiranës, të shitur si protesta e studentëve

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka pasur këtë të premte një komunikim me mediat lidhur me protestën. Nën një slogan të ri pas krahëve të tij, “Student, jo”, Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se do të tregojë komponentët e terrorit që, sipas tij,...

Kryeministri Edi Rama ka pasur këtë të premte një komunikim me mediat lidhur me protestën. Nën një slogan të ri pas krahëve të tij, “Student, jo”, Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë se do të tregojë komponentët e terrorit që, sipas tij, mbërtheu kryeqytetin.

“Jam këtu për të ndarë me ju një nga komponentët e asaj që ndodhi në ditët e terrorit psikologjik mbi kryeqytetin dhe popullin e Shqipërisë. Komponentë që po zbërthehen dhe po çmontohen hap pas hapi.

Ndërkohë që e drejta për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme dhe e padiskutueshme e çdo qytetari, në Shqipëri dhuna është një krim i parelativizueshëm. Dhe, për fat të keq, në protestat e javës së fundit u bënë bashkë të dyja. Nga njëra anë, liria për të protestuar dhe, nga ana tjetër, dhuna si një krim u relativizua dhe u glorifikua në ekranet e korruptuara.

Shqipëria, orë e çast, pa me ankth sesi terrori mori peng të gjithë dhe u mbingarkua me idenë tërësisht të rreme se studentë idealistë dhe të pafajshëm u vunë nën dhunë policore. Një përmbysje dramatike dhe manipuluese.

Kam ndarë me ju raportet e policëve të plagosur dhe studentëve të lënduar. Pjesa më e dëmtuar është policia, gjë që ka bërë vaki këtu me shifra dhe fakte.”-tha Rama.

The post Rama: Jam këtu për të treguar komponentët që bënë terrorin psikologjik të Tiranës, të shitur si protesta e studentëve appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Situata pas reshjeve në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë

14.11.2026

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”

13.11.2026

Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë

14.11.2026

Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

14.11.2026