“Trendi” i ri në Kosovë, arratisja nga burgjet
Në muajin e fundit, skena e sigurisë në Kosovë është tronditur nga arratisjet e papritura të tre individëve nga burgje të ndryshme. Sot ka ndodhur arratisja më e fundit nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Kjo ngjarje ka shqetësuar ekspertët e sigurisë dhe deputetët. Hisen Berisha: Heqja e armëve […]
Në muajin e fundit, skena e sigurisë në Kosovë është tronditur nga arratisjet e papritura të tre individëve nga burgje të ndryshme.
Sot ka ndodhur arratisja më e fundit nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Kjo ngjarje ka shqetësuar ekspertët e sigurisë dhe deputetët.
Hisen Berisha: Heqja e armëve nga personeli i qendrave korrektuese ka ndikuar në rritjen e arratisjeve
Deputeti nga PDK-ja Hisen Berisha ka deklaruar për FrontOnline se heqja e armëve nga personeli i Qendrave Korrektuese, vendim i miratuar në qershor, ka ndikuar në rritjen e arratisjeve.
“Nëse s’gaboj diku ne qershor është marrë vendimi për heqjen e armëve nga personeli i qendrave korrektuese dhe atëbotë kam reaguar në pyetjet e mediave se kjo do të krijonte parakushte për arratisjen e te burgosurve ,pa dashur te lëshojë emra te emrave te arratisurve deri te ky i fundit qe e pati fatkeqësinë të vritej. Janë tre persona qe janë largu deri me tani, ky trend po vazhdon dhe kjo tregon se ka dështuar sistemi i sigurisë se burgjeve dhe gjëndrave korrektuese në Kosovë dhe predikimi im qe heqja armeve nga personeli i qendrave korrektuese rezulton te jete me shume te jete me shume sesa thjesht sesa një strategji apo planifikim te jete qellim
Ai ka theksuar se ky vendim mund të ketë kontribuar në dështimin e sistemit të sigurisë dhe ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë të rishikojë masat e sigurisë dhe të fokusohet në edukimin dhe risocializimin e të burgosurve për të parandaluar veprat penale të tjera.
“Prandaj unë mendoj se këtu duhet te reflektojë Ministria e Drejtësisë, e cila bart përgjegjësinë kryesore për dështimin e këtij sistemi dhe t’i rikthehen edhe njëherë të trajtojnë çështjen e sigurisë nëpër Qendrat Korrektuese të burgjeve ne Kosovë, të cilat duhet te kenë parasysh jo vetëm dënimin e personave qe arrestohen për vepra të ndryshme, por edhe edukimin edhe risocializimin e tyre“.
Bedri Elezi: Arratisjet e të burgosurve tregojnë problemet e thella në organizimin e institucioneve të sigurisë
Për këtë temë është deklaruar edhe eksperti i sigurisë, Bedri Elezi i cili ka theksuar se arratisjet, përfshirë atë të sotmen, tregojnë probleme të thella në organizimin e institucioneve të sigurisë. Ai e sheh këtë situatë si një mundësi për të krijuar një strategji të re që do të përmirësojë performancën e këtyre institucioneve.
“Ne fakt edhe rasti i sotëm ku kemi një te arratisur prej institucionit te sigurisë ne ketë rast te burgjeve qe janë pjese e mekanizmit të sigurisë ne Kosovë është dëshmi e qartë se ka probleme serioze sa i përket organizimit në kë të aspekt të institucioneve që kanë përgjegjësi juridike sa i përket sigurimit te personave të cilët duhet të jenë brenda burgjeve apo të institucioneve tjera “
Avni Islami: Është bërë trend arratisja ose ikja nga burgjet e Kosovës
Avni Islami, ekspert i sigurisë, ka thënë për Front Online se gjykatat mbajnë përgjegjësi për arratisjet, pasi ato vendosin llojin e dënimit dhe vendin ku duhet të sistemohen të dënuarit.
“Muajt e fundit është bërë si trend arratisja ose ikja nga burgjet e Kosovës po kryesisht të tipit të hapur sepse te gjithë ata persona që konsiderohen me rrezikshmëri te lartë e qe janë ne burgun e Dyzit nuk ka ndodhë që dikush të arratiset nga ai vend, mirëpo përgjegjësinë për ikje të të burgosurve e kanë ata qe e shqiptojnë dënimin, barrën kryesore e ka gjykata sepse ata e vendosin ku do të sistemohet i dënuari”.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk