Trump i drejtohet Zelenskyt: Tashmë e ke humbur luftën

Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tashmë e ka “humbur” luftën me Rusinë dhe fajësoi Joe Biden për “provokimin” e konfliktit. Në podkastin e PBD, pak ditë më parë, Donald Trump kritikoi Zelenskyn si një “shitës i madh” i cili vazhdimisht mori miliarda dollarë ndihmë amerikane, por megjithatë [...]Read More...

Trump i drejtohet Zelenskyt: Tashmë e ke humbur luftën

Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tashmë e ka “humbur” luftën me Rusinë dhe fajësoi Joe Biden për “provokimin” e konfliktit.

Në podkastin e PBD, pak ditë më parë, Donald Trump kritikoi Zelenskyn si një “shitës i madh” i cili vazhdimisht mori miliarda dollarë ndihmë amerikane, por megjithatë nuk e fitoi luftën. Trump thotë se konflikti do të ishte shmangur nëse ai do të kishte mbetur president pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Trump fajësoi Bidenin për përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë, duke pretenduar se deklaratat e tij përpara nisjes së operacionit ushtarak të Moskës ishin “saktësisht e kundërta” e asaj që duhej thënë. Ai shprehu besimin se mund ta zgjidhë shpejt çështjen nëse rikthehet në detyrë në votimin e nëntorit.

Pavarësisht kritikave ndaj Bidenit, Trump shprehu simpatinë për Ukrainën dhe popullin e saj, por pohoi se Zelensky duhet të kishte ndërmarrë hapa për të parandaluar shpërthimin e luftës me Rusinë. Ai paralajmëroi se nëse nuk ndërmerren veprime për t’i dhënë fund luftimeve, ato mund të përkeqësohen, madje mund të ndezin Luftën e Tretë Botërore.

“Në prag të konfliktit, Biden tha të kundërtën e asaj që duhej të kishte thënë. Ai e nxiti atë luftë. Putini nuk është engjëll, por gjithçka tha Biden ishte e gabuar. Nuk duhet të kishte pasur kurrë një konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha Trump./abcnews.al