Trump kërcënon Europën! Tarifa 200% ndaj importeve të verës, konjakut dhe alkoolit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 200% mbi importet e verës, konjakut dhe alkoolit nga Bashkimi Europian. Ky veprim është një përgjigje ndaj planit të BE-së për të vendosur një tarifë 50% mbi ëiskin amerikan, e cila vetë është një kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane prej 25% mbi importet [...]Read More...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 200% mbi importet e verës, konjakut dhe alkoolit nga Bashkimi Europian.
Ky veprim është një përgjigje ndaj planit të BE-së për të vendosur një tarifë 50% mbi ëiskin amerikan, e cila vetë është një kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane prej 25% mbi importet e çelikut dhe aluminit.
Ky zhvillim ka shkaktuar tronditje në tregjet financiare, duke rritur shqetësimet për një luftë tregtare globale që mund të çojë në rritje të çmimeve dhe ngadalësim ekonomik. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur dëshirën për negociata, por ka theksuar se BE-ja do të mbrojë interesat e saj.
Analistët paralajmërojnë se këto masa mund të kenë pasoja të rënda për industrinë e alkoolit në të dyja anët e Atlantikut, duke rritur çmimet për konsumatorët dhe duke ndikuar negativisht në prodhuesit.
/ abcnews.al