BOTA

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA

Kosova.Today ·

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që lufta me Iranin, që ka nisur mbi gjashtë muaj më parë, do të përfundojë “menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor në Shtetet e Bashkuara. “Mendoj se lufta do të përfundojë...

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që lufta me Iranin, që ka nisur mbi gjashtë muaj më parë, do të përfundojë “menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor në Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se lufta do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve”, sepse Irani “nuk mund të rezistojë më”, u tha Trump gazetarëve më 9 shtator.

Ai e akuzoi Teheranin se është “i dëshpëruar për të ndikuar” në zgjedhje.

Lufta me Iranin pritet të jetë një çështje e rëndësishme në zgjedhje. Konflikti është jopopullor për shumë amerikanë, ndërkaq rritja e çmimeve të karburanteve, që lidhet me luftën, po po shton presionet ekonomike me të cilat përballen votuesit.

Në deklarimin e tij për gazetarët, Trump tha gjithashtu se SHBA-ja nuk po kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, megjithëse shtoi se mund të zhvillohen negociata.

Në qershor, Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që synonte t’i jepte fund armiqësive, por marrëveshja dështoi.

Javët e fundit, palët janë përfshirë në sulme reciproke, për të cilat vëzhguesit thonë se mund të rrezikojnë që ta përshkallëzojnë konfliktin dhe konflikti të kthehet në një luftë në shkallë të plotë.

The post Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fundi i epokës Netanyahu? Eisenkot merr mandatin për qeverinë e re të Izraelit

09.11.2026

Mercedes pezullon investimet në fabrikat në Gjermani

13.11.2026

Tre dronë shkelin hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre në ajër avionët luftarakë

13.11.2026

Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën

09.11.2026