Trump propozon debat në Fox News, Harris këmbëngul tek debati i planifikuar në ABC
Kandidati republikan për president, Donald Trump, propozoi mbajtjen e një debati me Nënpresidenten demokrate Kamala Harris në kanalin Fox News më 4 shtator, ndërsa fushata e zonjës Harris u përgjigj se zoti Trump po përpiqet të shmangë një debat që ishte caktuar të mbahej në ABC. Ish-Presidenti Trump tha në një postim në Truth Social [...]Read More...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, propozoi mbajtjen e një debati me Nënpresidenten demokrate Kamala Harris në kanalin Fox News më 4 shtator, ndërsa fushata e zonjës Harris u përgjigj se zoti Trump po përpiqet të shmangë një debat që ishte caktuar të mbahej në ABC.
Ish-Presidenti Trump tha në një postim në Truth Social të premten vonë se rregullat do të ishin të ngjashme me ato për debatin e planifikuar që më herët me Presidentin Joe Biden, para se ai të tërhiqej nga gara për zgedhjet e nëntorit.
Por në debatin e propozuar prej tij do të ishte e pranishme një audiencë në sallë dhe ai do të mbahej në Pensilvani, një nga shtetet që pritet të jenë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve.
Ish-Presidenti Trump dhe Presidenti Biden kishin rënë dakord për një debat të dytë më 10 shtator në ABC News.
Nënpresidentja Harris, e cila të premten siguroi votat e nevojshme të delegatëve të partisë së saj për të siguruar emërimin si kandidade, tha të shtunën se ajo ka në plan të marrë pjesë në debatin e planifikuar që më parë.
“Unë do të jem atje në 10 shtator, ashtu siç ka rënë dakord (ish-Presidenti Trump). Shpresoj ta shoh atje”, tha ajo në një postim në platformën X.
Zëdhënësi i zonjës Harris, Michael Tyler tha se zoti Trump bën këtë propozim ngaqë “është i frikësuar” dhe se ekipi i fushatës së saj është i hapur të diskutojë për debate të mëtejshme pas atij të 10 shtatorit, për të cilin “të dyja fushatat kanë rënë tashmë dakord”.
Ish-Presidenti Trump tha në mediat sociale se debati në televizionin ABC nuk vlen më “për faktin se nuk merr më pjesë (Presidenti) Biden”.
Fushata e zotit Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me komentet e ekipit të zonjës Harris.
Sondazhet e fundit tregojnë një garë të ngushtë midis zonjës Harris dhe zotit Trump, i cili kishte fituar një epërsi më të madhe ndaj zotit Biden pas debatit të parë.
Propozimi i zotit Trump për debatin në Fox News erdhi menjëherë pasi Komiteti Kombëtar Demokratik bëri publike një reklamë fushate të premten, ku sugjerohej se ish-Presidenti “ka frikë të bëjë debat” dhe se arsyeja mund të jetë qëndrimi i tij ndaj abortit.
David Plouffe, një këshilltar i ish-Presidentit Barack Obama, i cili kohët e fundit iu bashkua ekipit të fushatës së zonjës Harris, tha në X se “tani, ai duket të jetë komod vetëm në një ambjent miqësor, duke u përpjekur që nga vendi i tij i preferuar Fox të mbajë një tubim të tijin dhe ta quajë atë debat. Ndoshta ai mund të përballojë vetëm një debat me dikë të moshës së tij.”
Zoti Trump është 78 vjeç, ndërsa zonja Harris, 59 vjeç./VOA
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk