SHQIPERIA

Trump, thirrje për luftë kundër karteleve meksikane të drogës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i bëri thirrje Meksikës që me ndihmën e SHBA-së të luftojë kartelet e drogës që besohet të jenë përgjegjëse për pritën ndaj një grupi amerikanësh në veri të Meksikës, ku mbetën të vrarë nëntë gra e fëmijë.
“Nëse Meksika kërkon apo i duhet ndihmë për pastrimin e këtyre përbindshave, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe janë në gjendje të përfshihen dhe ta bëjnë punën shpejt e në mënyrë efektive”, tha Trump në një postim në Tëitter.
Prita ndodhi të hënën në Ranço de la Mora, një zonë famëkeqe për trafikantët e drogës. Julian Lebaron tha për mediat në Meksikë se kushërira e tij ka qenë duke udhëtuar me katër fëmijët e saj, kur automjeti i tyre është sulmuar dhe i është vënë zjarri me viktimat brenda.
Dy automjete të tjera u gjetën po ashtu me trupat e pajetë të dy grave, të një djali dhe të një vajze. Trump ia bëri të qartë presidentit të Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador që pretendon se e ka prioritet luftën ndaj karteleve të dro..

Loading...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i bëri thirrje Meksikës që me ndihmën e SHBA-së të luftojë kartelet e drogës që besohet të jenë përgjegjëse për pritën ndaj një grupi amerikanësh në veri të Meksikës, ku mbetën të vrarë nëntë gra e fëmijë.

“Nëse Meksika kërkon apo i duhet ndihmë për pastrimin e këtyre përbindshave, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe janë në gjendje të përfshihen dhe ta bëjnë punën shpejt e në mënyrë efektive”, tha Trump në një postim në Tëitter.

Prita ndodhi të hënën në Ranço de la Mora, një zonë famëkeqe për trafikantët e drogës. Julian Lebaron tha për mediat në Meksikë se kushërira e tij ka qenë duke udhëtuar me katër fëmijët e saj, kur automjeti i tyre është sulmuar dhe i është vënë zjarri me viktimat brenda.

Dy automjete të tjera u gjetën po ashtu me trupat e pajetë të dy grave, të një djali dhe të një vajze. Trump ia bëri të qartë presidentit të Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador që pretendon se e ka prioritet luftën ndaj karteleve të drogës, se këto të fundit janë “bërë aq të mëdha dhe të fuqishme saqë ndonjëherë duhet një ushtri për të mposhtur një ushtri tjetër”.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Trump, thirrje për luftë kundër karteleve meksikane të drogës Trump, thirrje për luftë kundër karteleve meksikane të drogësRating: 5.0
To Top