SHQIPERIA

“Truri” i trafikut të drogës nga Parisi mbërrin me pranga në Shqipëri

Ekstradohet nga Franca një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Paris/Francë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar J. B., 31 vjeç, banues në Vlorë.
Autoritetet policore franceze pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit J. B., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”.
Shtetasi J. B., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se është autori i trafikimit në Itali të një sasie lënde narkotike cannabis sativa e ngarkuar në një kamion me palete druri, e cila është bllokuar..

Loading...

Ekstradohet nga Franca një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Paris/Francë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar J. B., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Autoritetet policore franceze pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit J. B., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”.

Shtetasi J. B., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se është autori i trafikimit në Itali të një sasie lënde narkotike cannabis sativa e ngarkuar në një kamion me palete druri, e cila është bllokuar dhe sekuestruar në Itali.

Për trafikimin e lëndës narkotike, shtetasi J. B., ka vepruar në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Truri” i trafikut të drogës nga Parisi mbërrin me pranga në Shqipëri “Truri” i trafikut të drogës nga Parisi mbërrin me pranga në ShqipëriRating: 5.0
To Top