SHQIPERIA

Turqi, 17 militantë të ISIS arrestohen nga Policia si terroristë

Policia turke arrestoi 17 persona të huaj, pasi ekzistojnë dyshimet se kanë lidhje me grupin militant “ISIS”. 17 personat, kombësia e të cilëve ende nuk dihet kanë rënë në prangat e policisë në Ankara dhe ndërkohë po merren në pyetje nga zyrtarët kundër terrorizmit.
Turqia i ka rritur përpjekjet e saj për të goditur militantët e Shtetit Islamik pas vrasjes së liderit të tyre, Abu Bakr al-Baghdadi nga Shtetet e Bashkuara, muajin e kaluar.
Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë arrestuar motrën dhe gruan Baghdadit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është shprehur se anëtarë të rrethit të Baghdadit kanë bërë përpjekje për të hyrë të hynë në Turqi dhe se disa prej tyre janë arrestuar.
Në fillim të luftës në Siri, në vitin 2011 kur Turqia ka qenë e interesuar për rrëzimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ajo është akuzuar se ka dështuar t’i ndalojë xhihadistët të kalojnë kufirin e saj.
Kjo ka ndryshuar pas një serie sulmesh që ka kryer Shteti Islamik brenda Turqisë ..

Loading...

Kjo ka ndryshuar pas një serie sulmesh që ka kryer Shteti Islamik brenda Turqisë dhe Ankaraja i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar kundër këtij grupi, më 2015.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Turqi, 17 militantë të ISIS arrestohen nga Policia si terroristë Turqi, 17 militantë të ISIS arrestohen nga Policia si terroristëRating: 5.0
To Top