SHQIPERIA

U akuzua për spiunazh në Bullgari, Putini e dekoron!

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dekoruar me Urdhërin e Miqësisë, Nikolai Malinov i cili është akuzuar për spiunazh nga autoritetet bullgare.
Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Moskë disa ditë pasi një Gjykatë bullgare i lejoi Malinovit të dilte nga vendi për një periudhë pesë ditore. Malinov, një ish-anëtar i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare (BSP), që drejton një organizatë jo-qeveritare pro-ruse, u akuzua në shtator për spiunazh dhe pastrim parash për dy organizata ruse.
Prokurorët bullgarë thonë se ai po punonte me ato organizata në një përpjekje për të ndikuar në politikat e jashtme të Sofjes. Ata thonë se kishin gjetur një dokument, në gjuhën ruse, të përgatitur nga Malinov që fliste për “ri-orientimin e nevojshëm gjeopolitik të Bullgarisë”.
Dokumenti, nga sa pretendojnë prokurorët, përshkruan hapat që duhen ndërmarrë për të rregulluar plotësisht orientimin gjeopolitik të Bullgarisë larg Perëndimit dhe drejt Rusisë. Gjykata bullgare e liroi me kusht Malinovi..

Loading...


Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dekoruar me Urdhërin e Miqësisë, Nikolai Malinov i cili është akuzuar për spiunazh nga autoritetet bullgare.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Moskë disa ditë pasi një Gjykatë bullgare i lejoi Malinovit të dilte nga vendi për një periudhë pesë ditore. Malinov, një ish-anëtar i parlamentit nga Partia Socialiste Bullgare (BSP), që drejton një organizatë jo-qeveritare pro-ruse, u akuzua në shtator për spiunazh dhe pastrim parash për dy organizata ruse.

Prokurorët bullgarë thonë se ai po punonte me ato organizata në një përpjekje për të ndikuar në politikat e jashtme të Sofjes. Ata thonë se kishin gjetur një dokument, në gjuhën ruse, të përgatitur nga Malinov që fliste për “ri-orientimin e nevojshëm gjeopolitik të Bullgarisë”.

Dokumenti, nga sa pretendojnë prokurorët, përshkruan hapat që duhen ndërmarrë për të rregulluar plotësisht orientimin gjeopolitik të Bullgarisë larg Perëndimit dhe drejt Rusisë. Gjykata bullgare e liroi me kusht Malinovin në shtator, por atij iu ndalua të linte Bullgarinë.

Bullgaria, vendi më besnik i Moskës në periudhën sovjetike, tani është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian, por ka lidhje të ngushta kulturore dhe historike me Rusinë, e cila mbetet furnizuesi i saj më i madh i energjisë.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . U akuzua për spiunazh në Bullgari, Putini e dekoron! U akuzua për spiunazh në Bullgari, Putini e dekoron!Rating: 5.0
To Top