BOTA

U shkarkua nga puna pasi i ngriti gishtin e mesit Trumpit, Juli Briskman fiton zgjedhjet në Virginia

Juli Briskman, e cila humbi punën pasi fotografia e saj me gishtin e mesit drejtuar Presdidentit Trump, u bë virale në vitin 2017, ka fituar një vend në bordin e mbikëqyrësve të qarkut Loudoun, në Virxhinia në zgjedhjet e së martës.

Fotografia virale e Juli Briskman ishte një pjesë kryesore e fushatës së saj për të qenë në bordin e mbikëqyrësve të qarkut Virginia, që përfshin Klubin Kombëtar të Golfit të Trump. Briskman do të përfaqësojë rrethin e saj në qarkun Loudoun, afër Uashington DC, pasi mundi republikanin në detyrë.

Kujtojmë që dy vjet më parë kjo grua sfidoi kreun e Shtëpisë së Bardhë duke i drejtuar gishtin e mesit para makinës së tij, që po kalonte pranë saj, teksa ajo ecte me bicikletë. Juli Briskman pas pushimit të menjëhershëm nga puna u ndihmua nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët mblodhën 142 mijë dollarë për të. Tashmë, pas dy vjetësh, ajo ka vendin e saj në këshillin e kontesë Ludon në Virxhinia.

Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . U shkarkua nga puna pasi i ngriti gishtin e mesit Trumpit, Juli Briskman fiton zgjedhjet në Virginia U shkarkua nga puna pasi i ngriti gishtin e mesit Trumpit, Juli Briskman fiton zgjedhjet në VirginiaRating: 5.0
To Top