BOTA

U shkëput e nuk po gjente familjen gjatë festivalit, 23 vjeçari vret veten!

Një i ri 23-vjeçar vrau veten pasi ishte shkëputur nga familja e tij në Big Weekend të Radio 1 në Angli, dhe nuk po e gjente dot.

Djali është përshkruar si një “njeri shumë i mirë, i vëmendshëm ndaj të tjerëve dhe i dashur”. Një hetim nisi menjëherë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së Isaac Powner, i cili u hodh nga një urë pasi ishte larguar nga festa e zhurmshme në Stewart Park, Middlesbrough.

Powner kishte qenë atje bashkë me të afërmit. Kushëriri i tij, James Hardman, thotë se përpara ngjarjes ai “I ishte dukur mirë”. Por ndërkohë, rezulton që në zonë të ketë pasur probleme me dërgimin e mesazheve dhe kishte dhe një ngadalësim të ndjeshëm të rrjetit 4G.

Kjo situatë, dhe fakti që volumi i muzikës ishte tejet i lartë në park, ka bërë që Hardman të mos e gjente dot kushëririn e tij, me të cilin ishte shkëputur pa dashur.

Ai i tha hetuesve se Powner kishte pira ca birra, por jo aq “ sa për t`i errësuar arsyen”. Nga sa pohuan edhe e ëma e 23 vjeçarit Suzie Henderson-Thynne, motra..

Loading...


Një i ri 23-vjeçar vrau veten pasi ishte shkëputur nga familja e tij në Big Weekend të Radio 1 në Angli, dhe nuk po e gjente dot.

Djali është përshkruar si një “njeri shumë i mirë, i vëmendshëm ndaj të tjerëve dhe i dashur”. Një hetim nisi menjëherë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së Isaac Powner, i cili u hodh nga një urë pasi ishte larguar nga festa e zhurmshme në Stewart Park, Middlesbrough.

Powner kishte qenë atje bashkë me të afërmit. Kushëriri i tij, James Hardman, thotë se përpara ngjarjes ai “I ishte dukur mirë”. Por ndërkohë, rezulton që në zonë të ketë pasur probleme me dërgimin e mesazheve dhe kishte dhe një ngadalësim të ndjeshëm të rrjetit 4G.

Kjo situatë, dhe fakti që volumi i muzikës ishte tejet i lartë në park, ka bërë që Hardman të mos e gjente dot kushëririn e tij, me të cilin ishte shkëputur pa dashur.

Ai i tha hetuesve se Powner kishte pira ca birra, por jo aq “ sa për t`i errësuar arsyen”. Nga sa pohuan edhe e ëma e 23 vjeçarit Suzie Henderson-Thynne, motra Robyn Powner dhe e dashura Bethany Golden në një deklaratë të përbashkët, ai kishte nisur disa mesazhe që kishin problem të mbërrinin në kohë, ndërsa ishte përpjekur vazhdimisht të lidhej me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Një mesazh ai e dërgoi në 7.20 pasdite – rreth dy orë para vdekjes.

“Ne mendojmë se diçka duhet të ketë ndodhur në ato dy orët e fundit për ta bërë atë të bënte atë që bëri,” thuhet në deklaratën e familjes.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . U shkëput e nuk po gjente familjen gjatë festivalit, 23 vjeçari vret veten! U shkëput e nuk po gjente familjen gjatë festivalit, 23 vjeçari vret veten!Rating: 5.0
To Top