U.D. kryeprokurori Qalaj diskutoi për forcimin e sundimit të ligjit me përfaqësues të Misionit të OSBE-së
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj priti në takim pune një delegacion nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kryesuar nga Pascale Langlais, Ushtruese e Detyrës së Shefes së Seksionit për Ligj dhe Drejtësi. Sipas komunikatës për media thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit të OSBE-së në fushën


Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj priti në takim pune një delegacion nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, kryesuar nga Pascale Langlais, Ushtruese e Detyrës së Shefes së Seksionit për Ligj dhe Drejtësi.
Sipas komunikatës për media thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit të OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit, për prioritetet aktuale, si dhe për sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.
Me këtë rast U.D. Kryeprokurori Qalaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të OSBE-së, në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.
Të dyja palët, duke vlerësuar bashkëpunimin e gjertanishëm shprehën gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.


