SHQIPERIA

“Jam udhëheqës i milicisë serbe”- Email-e kërcënuese në disa institucione në Shqipëri

Kosova.Today ·

Në mesazhet e dërguara 150 adresave te disa institucioneve shqiptare, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet. “Kemi vendosur mjet shpërthyes, do të hakmerremi...

Në mesazhet e dërguara 150 adresave te disa institucioneve shqiptare, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet.

“Kemi vendosur mjet shpërthyes, do të hakmerremi ndaj jush”, thuhet në mesazhin kërcënues.

Përmbajtja e emailit:

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.

Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”.

Nderkohe policia ka nisur punën për identifikimin e personit që qëndron pas dërgimit të e-mailit. Autoritetet po hetojnë rastin për të zbardhur rrethanat e plota të kërcënimit dhe për të verifikuar përmbajtjen e mesazhit.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ambassadori i SHBA-së: Provat për SPAK në serverat amerikane, prokurorët duhet të veprojnë

25.11.2026

Vdiq në moshën 76-vjeçare ish-deputeti Ylli Ziçishti, mjek i njohur dhe nip i Llambi Ziçishtit

26.11.2026

Plagosje me thikë në Fier: Autor i mitur në kërkim

24.11.2026

PD propozon 28 amendamente për buxhetin 2027: Lehtësohet kostoja e jetesës

25.11.2026