SHQIPERIA

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

Kosova.Today ·

Dy persona janë vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës, pasi njëri prej tyre u kap i armatosur me pistoletë në taksinë me të cilën po udhëtonin nga Kruja drejt Tiranës. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Petrit...

Dy persona janë vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës, pasi njëri prej tyre u kap i armatosur me pistoletë në taksinë me të cilën po udhëtonin nga Kruja drejt Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Petrit Shima, 30 vjeç, të cilit iu gjet pistoleta, dhe pasagjeri tjetër që e shoqëronte, Redion Hymeri, 25 vjeç, për moskallëzim krimi.

Ndërkohë, bëhet e ditur se të dy personat kanë precedentë penalë. Më parë, ata kanë goditur punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale dhe më pas kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që kishte lëvizur me armë zjarri me vete, nga Kruja drejt Tiranës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Taksimetri”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 30 vjeç dhe R. H., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë.

Taksia në të cilën ishte pasagjer shtetasi i dyshuar, P. Sh., u ndalua në rrugën “Sami Frashëri”.

Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Me të njëjtin mjet lëvizte edhe 25-vjeçari, i cili nuk kishte kallëzuar krimin.

Të dy shtetasit kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, dhe më pas, kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

The post Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

PROFIL! Kush është drejtuesja e re e SHISH Esmeralda Hasani

12.11.2026

Tjetërsuan pronën e një personi, gjykata cakton masë “Arrest me burg” për 3 zyrtarët e Kadastrës Fier dhe noteres

13.11.2026

I dënuar me 4 vite burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13.11.2026

“E pamundur që Vlora Hyseni të mos jetë bashkëpunëtore”, Myftari: Kanë mburojë politike

11.11.2026