Ukrainë/ Zelensky shkarkon prokurorin e Përgjithshëm
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, e ka shkarkuar edhe zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin, pasi hetimet zbuluan se shumë zyrtarë qeveritarë dyshohet se e shmangën shërbimin ushtarak duke pretenduar rrejshëm se ishin me aftësi të kufizuara. Zelensky e nënshkroi të enjten dekretin për shkarkimin e tij, pasi Parlamenti i Ukrainës kishte votuar në favor [...]Read More...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, e ka shkarkuar edhe zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy Kostin, pasi hetimet zbuluan se shumë zyrtarë qeveritarë dyshohet se e shmangën shërbimin ushtarak duke pretenduar rrejshëm se ishin me aftësi të kufizuara.
Zelensky e nënshkroi të enjten dekretin për shkarkimin e tij, pasi Parlamenti i Ukrainës kishte votuar në favor të shkarkimit të Kostin dy ditë më parë.
Kostin kishte thënë më herët se do të jepte dorëheqje për të marrë përgjegjësi politike, pas fillimit të hetimeve për korrupsion dhe për dyshimet se zyrtarët kishin shfrytëzuar hendeqe ligjore për ta shmangur thirrjen në ushtri.
Hetimet rishtazi gjetën se disa prokurorë publikë në rajonin perëndimor të Ukrainës, Hmelnitski, kishin nxjerrë dokumente në mënyrë të parregullt si persona me aftësi të kufizuar. Kjo ua kishte mundësuar atyre të merrnin beneficione të veçanta nga shteti dhe ta shmangnin shërbimin në ushtri njëkohësisht.