BOTA

“Unë nuk kam prindër”/ Kursente ushqimin e saj për vëllain e sëmurë, vajza përfundon në gjendje të mjeruar (FOTO)

Jeta e vështirë e një studenteje kineze ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. 24-vjeçarja ka sakrifikuar jetën e saj për të vëllain, i cili është i sëmurë mendorë. Të lënë jetimë nga prindërit, ata duhej të përballonin jetën të vetëm dhe pa mbështetjen e askujt.

Wu Huayan nga Guizhou jetonte me vetëm 2 juan në ditë (30 lekë të reja shqiptare) pasi kursente para për të trajtuar vëllain e saj të sëmurë. Huayan, e gjatë 1.34 metra dhe me peshë 21.5 kg, është shtruar në spital.

Ajo është studente në Kolegjin Profesional Shenghua në qytetin e Tongren. Nëna e saj vdiq kur ishte vetëm 4-vjeç ndërsa babai kur ishte 18-vjeç, duke u bërë kujdestarja e vetme e vëllait të saj të vogël që është i sëmurë mendor.

Vajza merrte 33 paund në muaj nga qeveria, por me ato para duhet të mbulonte faturat mjekësore të vëllait të saj.

“Nuk jam si njerëzit e tjerë që mund të kërkojnë para nga prindërit e tyre për t’i shpenzuar. Unë nuk kam prindër”, tha ajo në një intervistë.

Përveç kequshqye..

Loading...

Përveç kequshqyerjes mjekët zbuluan se kishte probleme me valvulet e zemrës dhe se kishte nevojë për operacion, që i kushton më shumë se 2.100 paund.

Pasi historia e saj u bë publike, u hap një fond për të mbledhur para për të. Në vetëm dy ditë u dhuruan 76.724 paund.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Unë nuk kam prindër”/ Kursente ushqimin e saj për vëllain e sëmurë, vajza përfundon në gjendje të mjeruar (FOTO) “Unë nuk kam prindër”/ Kursente ushqimin e saj për vëllain e sëmurë, vajza përfundon në gjendje të mjeruar (FOTO)Rating: 5.0
To Top